Shefi i Urgjencës Skënder Brataj tha se vendi mund të ketë kufizim oraresh ose mund të mbyllet në fundjavë, nëse vazhdohet me këto shifra.
Në një intervistë për Top Channel, të shtunën, Brataj tha se ende nuk është marrë në shqyrtim mundësia për mbylljen e vendit për disa javë:
“Do të kalojmë ose në kufizim oraresh mbyllje fundjavash ose nëj mbyllje për disa javë sic po e bënë bota, por që nuk e kemi marrë në konsideratë. Duhet të ruajmë një ekuilibër”.
Ai tha se vetëm me bashkëpunimin e qytetarëve mund të shmanget mbyllja e vendit: “Këto numra që shohim sot, mbas tre javësh do të kemi më shumë pacientë në spitale. Ndaj nuk duhet të gjendemi të papërgatitur. Kemi nevojë për qytetarët, për zbatimin e masave”.
Brataj këshilloi qytetarët të bëjnë vaksinën e gripit, pasi “sado vaksina të jetë e ndryshme mund të ndikojë edhe në ulje e rrezikut nga Covid-19”.