Trupi i pajet i themeluesit dhe Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliu ka mbërritur në Shqipëri pasi ndërroi jetë nga koronavirusi në Turqi.
Televizioni që ai drejtoi ka publikuar pamjet nga arkëmorti, teksa trupi i pajetë i tij por dërgohet në shtëpi.
Presidenti i Fax News, Kasem Hysenbelliu është ndarë nga jeta sot pas komplikacioneve të shkaktuara nga COVID19.
Hysenbelliu ishte dërguar në Turqi prej disa ditësh ku po merrte trajtim mjekësor por për fat të keq, nuk mundi të fitojë betejën me COVID19. Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.