Lajme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë jep lajmin e keq: Nuk ka liberalizim të vizave për shqiptarët e Kosovës!

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shuar shpresat e kosovarëve për liberalizim të vizave. Rohde thotë se janë disa vende anëtare të Bashkimit Europian, që ky nuk ua përmendi emrin, të cilat nuk po binden që t’i thonë “PO” heqjes së regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

Ambassador Jörn Rohde on Twitter: "Dear followers, on this beautiful day my  wife Sonia Lapointe and I have arrived in #Kosovo. Today I will hand over  my credentials. I thank @CHeldtBerlin for

“Gjithmonë i kemi thënë qeverisë kosovare se është e rëndësishme që të ulet së bashku me këto vende dhe t’i bindë ato. Në këtë aspekt, Kosova duhet të punojë.

Bashkimi Europian përbëhet nga 27 vende anëtare dhe për vendime të gjitha duhet të jenë në bord. Ne po punojmë që kjo të ndodhë, por unë s’e besoj që kjo do të ndodhë para Krishtlindjeve”, tha Rohde në një intervistë për Klan Kosovën.

Qysh më 5 tetor, televizioni kishte raportuar se janë dy vende anëtare të Unionit që po hezitojnë të japin “aminin” për liberalizim të vizave.

Ambasadori gjerman në Kosovë: Nuk ka alternativë tjetër pos dialogut |  Ballkani | DW | 16.10.2020

MË TË LEXUARAT

To Top