Nisur nga reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin që prej orëve të mbrëmjes së të martës, Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën.
Ajo kërkon të tregohet kujdes për shkak të lagështirës duke ulur shpejtësia. Ndërkohë ajo njofton se në zonën e Shkallës së Zezë në Tepelenë ka pasur rënie gurësh që janë pastruar tashmë.
“Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin. Në zonën e Shkallës se Zezë në Tepelenë ka pasur disa rënie gurësh, që janë pastruar menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes.
Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha rrugët kombëtare grupet e punës janë në gadishmëri për çdo situatë Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështirës, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”, thuhet në njoftim.