Kancelarja Angela Merkel është shpallur gruaja më e fuqishme në botë. Revista amerikane, ‘Forbes’, ka bërë të ditur emrat e grave më të fuqishme në botë për vitin 2020, ku kryesor Merkel. Merkel pasohet ne liste nga presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.
Përveç tyre, në pesë pozitat e para renditen edhe nën-presidentja e zgjedhur amerikane, Kamala Harris, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe filantropja amerikane, Melinda Gates.
“Lideret e listës së 100 grave më të push tetshme në botë e revistës Forbes, luajnë rol tejet të rëndësishëm në të përcaktuarit e asaj se si do të duket bota pas pandemisë. Fuqia e tyre kalon përtej fushave ekonomike dhe politike, për të transformuar industrinë dhe për të zgjidhur çështjet më urgjente shoqërore. Fuqia e tyre për të na çuar përpara, nuk ka qenë kur rë më e nevojshme”, -është thënë në deklaratën e revistës që ka renditur emrat. Nga pozita e pestë dhe në dhjetë, Forbes ka përmendur këta emra, Mary Barra, Nancy Pelosi Ana Patricia Bioton, Abigail Johnson dhe Gail Bourdreaux.