Artistja shkodrane, Justina Aliaj është drejt shërimit të plotë pas shumë ditësh në be tejë me COVID-19. Së shpejti artistja do të lërë spitalin, për të vijuar rikuperimin në shtëpi.
Në një mesazh ajo ka falenderuar të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe fizoterapistët që kanë bërë çmos që ajo të shërohej. Teksa ka falenderuar të gjithë me emra, Aliaj e ka quajtur shpëtimtare mjeken Najada Çomo, duke thënë se ajo i dhuroi jetën e dytë.
Ndër të tjera ajo ka përcjellë një mesazh për të gjithë qytetarët ku thotë që të mbajnë masakat për mos të përjetuar atë që ka përjetuar ajo apo pacientët e tjerë që janë të shtruar në spital.
“Sëmundjen që më zuri e kam përballuar jashtëzakonisht vështirë. Kjo zgjati ditë e ditë, shtrirë në shtrat. Nuk isha në gjendje. Kisha këputje të jashtëzakonshme, përjetime të jashtëzakonshme, muskujt sikur ishin shk ëputur nga k ockat. E vetmja shpresë ishte që më mbajtën gjallë doktorët. I kam në shpirt dhe do i mbajë deri sa të jetojë. Më thanë se ‘ti do të dalësh që këtu e shëndosh’. Siç ishte doktor Kalo, që më dha garanci, apo doktoreshë Nevila apo kryeinfermierja. Dhe kam shpëtimtaren time, profesoreshën Najada Çomo. Ajo më fali një jetë të dytë. Këta doktorë e kanë bërë prej vërteti detyrën e Hipokratit. Unë nuk mund të lë pa përmendur dhe prapavijën, infermierë e sanitarë. Ju falënderoj me dorë në zemër për atë gatishmëri dhe fjalë të ëmbël, që më shpëtuat, për prapavijën. Kam vetëm një apel për të gjithë popullin shqiptar, ata e dinë, e shohin, e kanë parë, shpresoj që nuk do e kalojnë këtë mënyrë, që na ka pllakosur në derë, ju lutem 1 mijë herë: Mos i hiqni maskat, maska sot është jeta juaj, mos provoni atë që provuam ne, ju mjafton eksperienca jonë” tha Justina Aliaj ndër të tjera.