Takim mjaft romantik dhe i mbushur me dashuri ka qenë ai i Meri dhe Saimirit në Romë. Dyshja kanë bërë xhiro në rrugët kryesore të kryeqytetit italian, ku nuk kanë munguar puthjet e përqafimet.
Madje teksa ndodheshin me pamje nga Colosseo, Saimiri i tha Merit se ajo e ka fituar betejën deri tani.
Saimiri: Të kam sjellë këtu në Romë, uroj të të pëlqejë! Përveç se është qytet shumë i bukur është qytet dashurie. Shpresoj ta kalojmë takimin tonë të fundit sa më bukur.
Meri: Ashtu do jetë! Saimiri: Kjo është Fontana di Trevi. Të kam sjellë këtu që të hedhim një monedhë dhe të shprehim dëshirën tonë. Le të shpresojmë që do të na plotësohet.
Meri: Ardhja këtu ka një kuptim domethënës. Ne erdhëm sot por mbase do vijmë sërish bashkë këtu. Saimiri: Shpresoj të na plotësohet dëshira dhe do vijmë më shumë se njëherë…
Dhe Meri ishte ajo që Saimiri zgjodhi. Ai i tha se me të ka pasur takimet më të bukura.