Rozë

(Video) Skandal tjetër! Generda i tha dua të jem 100% e jotja dhe shkuan bashkë në dhomë, mos kanë fjetur bashkë dhe ndaj zgjodhi Merin





Saimiri dhe Generda kanë pasur një takim mjaft romantik dhe të ndjerë në Stamboll, ku nuk kanë munguar fjalët e dashurisë për njëri-tjetrin.

Çfarë ndodhi me Generdën dhe Saimirin në dhomën e zhveshjes - Tv Klan

Pas shëtitjeve në disa nga pikat turistike të qytetit, ata darkuan bashkë teksa folën për ndjenjat e tyre. Më pas Saimiri e ka marrë Generdën në dhomën e tij…

Saimiri: Generda komplimente, qenke bërë si një princeshë sot! U përpoqa të të tregoj disa vende të bukura të Stambollit sot, uroj të të kenë pëlqyer, por tani doja të fokusohemi vetëm tek njëri-tjetri. Le ta fillojmë darkën me një kokteil.

Generda: Doja të të falenderoja përsëri për këtë ditë të bukur që kaluam sot bashkë sepse jam kënaqur jashtë mase . Kam edhe unë shumë dëshirë që ta shijojmë këtë takimin e fundit brenda Love Story, por dua të të ndjej përsëri.

Saimiri: Gëzuar! Kisha shumë qejf që të realizohej ky udhëtim që të shihja çfarë ka qejf Generda.

Generda: Shpresoj që ky mos të jetë udhëtimi i fundit që do kemi bashkë! Kështu që po ma dhe ti mundësinë që të organizoj unë diçka pas Love Story-t , do të ta tregoj me gjithë qejf se çfarë do kisha realizuar unë për ty.

Saimiri: Çfarë ishte gjëja që të pëlqeu sot më shumë? Generda: Çdo gjë kishte atë lezetin e vet, por momenti që do më mbesë gjithmonë në kujtime është ai momenti i akullores. Atë gjë e kisha parë vetëm nëpër video dhe kjo ishte hera e parë që e përjetoja vetë. Sot ndihem në vendin e duhur, me njeriun e duhur dhe nuk ka ndjesi më të bukur.

Saimiri: Gjithashtu kjo vlen dhe për mua. Generda: Po shihja këtë urën para se të uleshim këtu, dhe po mendoj se si do ishte po të vinim bashkë këtë verë të lumtur, pa mendime, duke shijuar njëri-tjetrin.

Saimiri: Nëse ne do dalim bashkë nga ky program, pse jo! Koha kaloi shumë shpejt dhe më kujtohet ajo nata e parë që erdhe, zbrite shkallët dhe erdhe plot energji…plot pozitivitet dhe unë mendoj që njeriu duhet ta ketë atë shkëndijën që në fillim kur e takon sepse po nuk e pati që në fillim është shumë vështirë që ajo të lindi.

Unë e kam pasur që natën e parë një shkëndijë me ty dhe sot që kemi arritur këtu vetëm ma kë përforcuar atë ndjenjë dhe mendim që kam pasur.

Generda: Atë natë e mbaj mend edhe unë shumë mirë sepse kur zbritëm ne të rejat, të pyeti Alketa se si ndihesh dhe ti the ‘më erdhi buzëqeshja’. Dhe tani, duke e menduar i lidh gjërat sepse dy vajzat e reja që erdhën me mua ikën dhe ti e ke akoma buzëqeshjen. Kjo më bën shumë të lumtur!

Saimiri: Kjo e hënë sigurisht që do të jetë e hëna më e vështirë e jetës time sepse kam për të marrë një vendim shumë të rëndësishëm, përveç zgjedhjes që do bëj kam atë ankthin që mos lëndoj asnjërën nga vajzat.

Generda: Të them diçka Saimir, e harrojmë fare këtë të hënë sepse tani dua të jetoj vetëm këtë momentin dhe këtë mbrëmje me ty 100% sepse sot jam 100% e jotja.

Saimiri:Prandaj jam me ty këtu sonte, të shijoj këtë mbrëmje vetëm me ty dhe të fokusohem vetëm tek ti.
Generda: Fokusohu atëherë!





MË TË LEXUARAT

To Top