Jonida Vokshi e ka mbajtur përherë private jetën e saj megjithatë pas lindjes së Emit, nuk mungojnë pozat me familjen. Sot Jonida na ka prezantuar me vëllain e saj, Dorin.
Duke i uruar ditëlindjen, aktorja ka postuar dy foto me të ku shihet se ngjajnë si dy pika uji.
“Edhe 100 të lumtura shpirti motrës. Daja Emit, u gëzofsh gjithmonë, të dua shumë”, shkruan Jonida krah fotove.