Rozë

Arjan Konomi i kthehet keq edhe Julit: Mos ço më vajza në shpella dhe i pyet do jetojmë këtu se as vetë nuk ke jetuar





Juli ra menjëherë në sytë e publikut, e kjo për shkak të mënyrës së tij ndryshe të të jetuarit. Ai bëri jo pak bujë kur tha se ka jetuar në shpellë, ndërsa menjëherë u bë më i pëlqyeri i publikut.

Juli rikthehet ne Perputhen, ka dicka per te thene! - Kryefjala

Megjithatë, opinionisti Arjan Konomi iu drejtua ashpër dje, ku i tha “boll spekulove”. Sipas Konomit, Juli as nuk do të jetonte dhe as ka jetuar në shpellë

“Me këtë të jetuarit në shpellë, po spekulon dhe në mënyrë jo të hijshme. Çove në shpellë një vajzë, te Shpella e Pëllumbasit dhe shumë mire se duhet t’i japim këtë vëmendje këtyre vendeve, por nuk mund të pyesësh një vajzë a do jetoje këtu, ça do haje. As ti vetë nuk do jetoje në një shpellë dhe as ke jetuar. Boll me këtë stereotip që po krijon dhe që po tërheq publikun. Mos spekulo më me këto gjëra”, tha ai.

Juli iu përgjigj duke i thënë se ka ndenjur edhe një muaj në shpellë dhe se këtë gjë e bën për qejf, jo sepse nuk ka patur mundësi të tjera.

“Në shpellë kam jetuar një muaj, kam ndenjur, kam ndenjur dhe 2 ditë, kështu më ra h alli. Për qejf kam ndenjur, ishim tetë veta, por jo se isha i detyruar, Shqipërisë i rashë në këmbë për qejfin tim, doja ta shikoja çdo pëllëmbë. Antonelën e pyeta për ekstremin, për të ditur. Un kapa ekstremin” , u përgjigj Juli.

I famshëm edhe më parë, kush është djali që bëhet pjesë e PërPuthen




MË TË LEXUARAT

To Top