Anxhela Peristeri do të na përfaqësojë këtë vit në “Eurovision”, me këngën “Kar ma”, e kompozuar nga Kledi Bahiti dhe me tekst nga Olti Curri.
Së fundmi Anxhela ka realizuar disa fotografi me veshje tradicionale për transmetuar në botë kulturën dhe origjinën shqiptare. Fotot janë publikuar edhe nga faqja zyrtare e “Eurovisionit”
“Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, ndërsa ajo u bën dedikime shqiptarëve në të gjithë botën”, kanë shkruar faqja zyrtare e “Eurovision”-it teksa Anxhela ka marrë komplimenta të shumta për pamjen e saj.