Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Antonela dhe Ledjana zgjodhn të dyja Mevlanin për takimin e javës së ardhshme.
Konkurrentit iu kërkua të zgjidhte njërën prej tyre dhe fillimisht u tregua i pavendosur. “Do i kërkoja produksionit nëse është e mundur të dilnim të tre. Nëse është e mundur se kam ra në një pozicion të vështirë”, u shpreh Mevlani.
Kjo kërkesë e tij nuk u pranua dhe konkurrenti zgjodhi Antonelën. “Meqë me Ledjanën i kam bërë tre takime, po dal me Antonelën. Dua të njoh dhe ty më shumë”, tha Mevlani.