Rozë

U mundua t’i merrte Andin? Jasemina nuk lë gjë pa i thënë Sarës: Ty ta futën katër veta, mbylle gojën kur flas unë!





Takimi i Sarës dhe Andit në “Përputhen”, nuk u prit aspak mirë nga Jasmina. Ajo ka shprehur pëlqimin e saj për konkurrentin, por sot u duk shumë e zhgënjyer.

Jasmina tha se nuk mund ta quajë shoqe dikë që i merr djalin që ajo pëlqen. Pjesë nga debati mes tyre:

Sara: Gabimi është nga ky, ky nëse do e respektonte, nuk do të dilte në takim me mua. Jasmina: Po ai i shkreti është munduar të të respektojë ty se ta futën katër veta, të lanë aty “jo, jo, jo”

Sara: Nuk ma fut njeri mua jo. Doja t’i thoja Jasminës që këtu nuk kemi ardhur për të bërë show, po për të gjetur dashurinë. Jasmina: E mësoi mirë jashtë këtë fjalinë, se nuk kishte për ta thënë ndonjëherë

Andi: Për çfarë je zhgënjy? Jasmina: Unë të them respektin që unë ta jap, çoje deri në fund ose nuk do të më respektosh? Vazhdo se je i lirë

Andi: Po takimi yt me Erlindin? Jasmina: Po flas, mbylle gojën kur flas unë. Andi: Fol

Jasmina: Të vinte të thoshte që në fillim “gocë e dashur e kam qejf”, po jo kto “shkoni shumë bashkë”, këto prapaskenat e shoqeve të ngushta. Nuk rri unë me një femër, ta cilësoj atë shoqe, nuk rri unë tërë ditën me atë, dal, rri këtu në prova, të iki të ha jashtë dhe në fund fare ta shoh me çunin që kam qejf.





MË TË LEXUARAT

To Top