Juli i “Përputhen” gjatë një bisede “Live From Tirana” në Top Albania Radio ka dhënë disa detaje rreth jetës së tij. Ai ka thënë se ka njohur shumë vajza por kurrë nuk ka pirë një kafe me të.
“Fjala ‘date’ njëherë është diçka e re për mua, nuk është se kam shkuar ndonjëherë në takim, që të shkoj të njihemi… Takim mund edhe të mos kem bërë ndonjëherë në jetën time me qëllim takimi, pra që të të them unë ty; do vish të pimë një kafe, që qëllimi të jetë që të njihemi me njëri-tjetrin. Për mua është diçka jo normale se mund të njihesh në një mjedis pune, mund të njihesh në një udhëtim, mund të njihesh duke luajtur muzikë, në çdo mënyrë, por që të të them ty hajde dalim për një takim, nuk ka ndodhur. I pari që ishte doli në televizor dhe e panë miliona veta, boboo lam nam… “, tha Juli.