Ina Kollçaku drejton një zyrë imobiliare dhe thotë se shumë individë blejnë prona me emra të tjerë.
Diskutimi i sotëm në “Rrethi Katror” ishte në lidhje me paratë e pastra dhe paratë e p ista. Ina tregon për rastet që ka hasur gjatë punës së saj.
“Nga eksperienca që kam në zyrën time, njoh shumë persona që blejnë shumë herë, shumë prona por jo në emrin e tyre. Nëse do të bëhej amnistia, për një moment do të dilnin pak individë që kanë gjysmën e Tiranës në pronësi, kjo do të ishte shumë tr onditëse për vendin. Mund të jenë jo më shumë se 100 veta që kanë gjysmën e Tiranës në pronësi. Janë njerëz të rëndësishëm, kryesisht të lidhur me ko rrupsion ose d rogë“.