Rozë

(Foto) E lumtur shumë/ Teze Luana Vjollca publikon foton e parë me mbesën e saj, Marget

Pak javë më parë moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi, janë bërë prindër për herë të parë. Ata u bënë prindër të një vajze të cilën e kanë emëruar, Marget, shkurtesat e dy emrave të ciftit. Së fundi është Luana, motra e Marinës, ajo e cila ka postuar një foto me mbesen.

Luana, po ndihet e lumtur pasi është bërë teze, madje ajo në foton e postuar ka shkruar “Jete”. Luana së fundi është larguar nga televizioni shqiptar Top Channel pas suksesit të madh me emisioni, “Shiko kush Luan”.

Luana Vjollca nuk është në ekran këtë sezon televiziv, por është kryefjalë e mediave rozë e rrjeteve sociale. Pak javë më parë ajo konfirmoi largimin nga Top Channel, teksa zbuloi se po sjell projektin e saj personal me titull “Thuaje”. Përtej gjithë kërkesave të pafundme të ndjekësve të saj, Luana ende nuk e ka zbuluar se ku do e shohim në vijim.

E kur Luana vijin të qëndrojë në heshtje para pak ditësh u tha se ka marrë një ofertë të majme për t’iu bashkuar një televizioni emri i të cilit nuk u zbulua. Express Rozë raportoi se Luana është ftuar për të moderuar dhe marrë të drejtat e programit të saj “Shiko kush luan”, në këmbim të një page prej 20 mijë eurosh në muaj.

Mësohet gjithashtu se Luana ka marrë disa oferta të ngjashme edhe nga televizionet në Kosovë dhe është duke shqyrtuar me kujdes për shtëpinë e saj televizive të radhës. Lajmet sigurisht bënë xhiron e rrjetit dhe paga e majme që i është ofruar Luanës tregon se sa vlen puna e saj.

Një reagim rreth këtyre zërave ka ardhur nga vetë ajo ditën e sotme sigurisht në një mënyrë jo të drejtpërdrejtë. Luana ka postuar dy foto në Instagram ku pranë saj shihet një xhup “Louis Vuitton”. ‘’Shumë e shtrejntë kjo LV-ja’’, shkroi ajo. E nëse fillimisht menduat se e ka për xhupin, jo. Luana duket se ka përdorur këtë metaforë si reagim për lajmet e fundit. Theksojmë se LV janë inicialet e saj, Luana Vjollca, të cilat ajo i përdor shpesh.

MË TË LEXUARAT

To Top