Rozë

E pyesin si do reagonte nëse vajza e tij lidhej me Donaldin, Sabiani jep përgjigjen epike: Djali i mirë është po…

Sabiani ka qenë i ftuari i radhës në Fun Club. Përveç pyetjes së moderatores Dojna Memes ai iu është përgjigjur edhe pyetjeve të publikut. Pas lidhjeve të dashurisë mes Sarah Pm, Donald- Beatrixa, Sabiani u pyet se çka nëse vajza e tij Kejsi do lidhej brenda shtëpisë me njërin nga banorët apo konkretisht me Donaldin.

Sabiani e ka thënë troç se një gjë e tillë s’do i pëlqente pasi që asnjëri nga djemtë aty brenda nuk janë shija e vajzës së tij, pavarësisht ani pse për Donaldin tha se është djalë shumë i mirë. Ai po ashtu ka treguar se edhe Kejsi ka qenë e ftuar për të hyrë në BBV, por që më pas ka ndërruar mendje.

Teksa fliste për raportet që kishte me banorët s’kishte si të mos e përmendte edhe Fifin për të cilën tha se e ka mbështetur gjithmonë. “Unë e kam mbështetur Fifin gjithmonë, unë jam Bushi i Fifit”, tha Sabiani duke vazhduar të tregojë më shumë nga raportet.

Pas largimi nga shtëpia e famshme, këngëtari Sabian Medini, ka folur për herë të parë në emisionin “Fan Club”, teksa nuk ka harruar t’i përmend dyshen nga Kosova, DJ PM dhe DJ Dagz. Të premten, kur u njoftua Sabiani se do ta linte shtëpinë, ai nuk u përshëndet me disa nga banorët, e që ndër ta ishin edhe Pajtim Krasniqi e Arbër Gumnishta.

Kujtojmë se me këtë të fundit kishte shpeshherë debate edhe me tone të larta, e që ditën e sotme ai tregoi që më së shumti është zhgënjyer nga ata, pasi që i ka pritur me dashuri të madhe. “Më kanë zhgënjyer jashtë mase ata dy djemtë e Kosovës, se i kam pritë me dashuri të madhe, më shumë Dagzi”, u shpreh Sabiani në Fan Club.

Ai ka folur me një konfuzitet të madh sot në Fun Club duke treguar se mbështetja e madhe që po i jep publiku nuk po i dëshmon votat për ta eliminuar. Sabiani tha se po pranon mesazhe të pafundme se e kanë përkrahur shumë gjatë kohës sa ka qenë brenda por ashtu edhe jashtë. Me një fjalë këngëtari tregoi se ka dyshime se mbase e nxori vet produksioni.

MË TË LEXUARAT

To Top