Rozë

”Do i jepja për bamirësi ato para”/ Sabiani: Me atë punë që bëj unë i bëj më shpejt 100 mijë euro

Sabiani ishte i ftuar në emisionin “Fan Club Big Brother VIP”, ku ka folur për herë të parë pas eleminimit. Ai tha se Ilirin do ta mbështesë deri në momentin që do dalë nga shtëpia. “Me Ilirin u përshtata se ishte i pjekur, me një karrierë të bukur dhe të vështirë. Ai nuk kishte ndonjë informacion të madh për karrierën time.

Çdo gjë lindi aty. Ne u lidhëm shumë me njëri-tjetrin, edhe pse kishim mendime edhe të ndryshme. Unë do ta mbështes deri në momentin që do të dalë nga BB VIP, Ilir ke këtu vëllain”, tha Sabiani. Këngëtari shtoi se nuk kishte pretenduar ndonjëherë për çmimin e madh, por nëse do e kishte fituar, do e kishte dhuruar pjesën më të madhe për bamirësi.

“Unë çmimin e madh nuk e kam pretenduar ndonjëherë. Nëse do e fitoja, 60 për qind do të kalonin për bamirësi, pjesën tjetër do e ndaja me Ilirin. Me profesionin që kemi edhe i bëjmë ato 100 mijë euro”, u shpreh Sabiani.

Largimi i Sabianit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ka trishtuar personazhet VIP. Aq me teper Ilirin, i cili i ka qendruar me afer brenda BB. Kujtojmë që Sabiani është votuar edhe më herët nga publiku për të dalë nga shtëpia.Por, ai kishte një “biletë kthimi”, që bëri që ai të qëndronte në shtëpi edhe disa javë të tjera.

Mes lotësh, ai u përshëndet me banorët. Më i prekuri, ishte pa dyshim Iliri, njeriu më i afërt i këngëtarit në shtëpi, të cilin ai e ka quajtur me batutë “100 mijë euroshin” e vet. Teksa po përshendetej me banorët e tjerë, Sabiani nuk u takua me dyshen nga Kosova, DJ PM dhe DAGZ.

Fakti që ai injoroi banorët nga Kosova, Dj Pm dhe Dj Dagz, duke mos ju folur kur doli nga shtëpia, e sqaroi në studio me Arbanën. “Nuk e meritonin t’ju flas”, “Nuk e mbështetën Fifin në shtëpi, u sollën me dy fytyra me të, i nxorra zbuluar”, ishin disa nga deklaratat e tij duke iu referuar Dj-ëve në fjalë.

MË TË LEXUARAT

To Top