Rozë

A do i nxjerrin jashtë? Pas Olta Gixharit një tjetër banor i ‘Big Brother’ thyen rregullat

Ronaldo Sharka është një ndër banorët më aktivë në shtëpinë e BBV Albania, që ngjall shpeshherë debate dhe jo vetëm. Mirëpo, së fundmi, pas Olta Gixharit, ai ka thyer një rregull të Vëllait të Madh.

Mësohet se gazetari është futur brenda rulotit, duke thyer kështu rregullin e kamperit. Armaldo ka qenë duke kërkuar për një palë syze por mesa duket nuk i ka gjetur dot.

Menjëherë, Ronaldo është futur brenda rulotës dhe ka nisur të kërkojë me ngulm syzet. Mirëpo, ky veprim i gazetarit konsiderohet thyerje e rregullit të Vëllait të Madh. Përveç Oltës dhe Armaldos, nuk lejohet askush brenda kamperit.

Kështu mund të themi se Olta thyen rregullin e parë në “Big Brother Vip 2” duke dalë nga gardhi i rulotës dhe duke u futur në shtëpi.

Ajo i është bashkuar banorëve të tjerë në tualetin brenda shtëpisë për të bërë rutinën e mëngjesit. Kjo sigurisht është e ndaluar.

MË TË LEXUARAT

To Top