Leximi

A e dini se çfarë janë bamjet e Oblikës? Ja ku rriten ato dhe ku rriten

Në zonën e Alpeve rritet një varietet i bamjes i cili i përket familjes Abelmoschus esculentus L.

Në këto troje kjo perime njihet me emrin “Bamja e Oblikës”, për shkak të prejardhjes së saj.

Sipas studimeve ku bazohet edhe AgroWeb.org, kjo bamje ka nisur të kultivohet në këtë zonë pas viteve ’80 të shekullit të kaluar.

Edhe pse nuk pati përhapje në të gjithë Shqipërinë, kjo perime pati sukses në këtë vend.

Bazuar tek përfundimet e Prof. Dr. Sokrat Jani dhe Prof. Dr. Fetah Elezi, fara është mbajtur dhe ruajtur në breza.

Bamja e Oblikës është një varietet i rrallë, duke qenë se mbillet edhe pak, por cilësohet si autokton i zonës së Alpeve.

Kushtet e kultivimit të Bamjes së Oblikës
Mbillet në tarraca të sheshta, me ekspozicion nga dielli, toka të thella e të pasura me lëndë organike, dhe me mundësi ujitjeje.

Kjo bimë karakterizohet nga një kërcell kaçubor, me shumë lastar.

Secili fidan prodhon 15-30 fruta për bimë; me formë konike, me gjatësi 7-10 cm e gjerësi 1,0-1,3 cm, me ngjyrë jeshile të çelët.

Farat e bamjes së Oblikës mbillen gjatë Prillit dhe në fillim të Majit. Prodhimi fillon në mes të Korrikut dhe vazhdon deri në vjeshtë.

Pas përgatitjes së mirë të tokës, mbillen farërat në brazdat e hapura.

Mbjellja bëhet me rreshta 60-70 cm; pas mbirjes rrallohen duke lënë midis bimëve rresht 15-20 cm.

Kryhen ujitje, plehërime dhe prashitje e bimëve në mes rreshta.

Kjo bimë rezulton se ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta gjatë verës.

Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm duke u kthyer në një burim fitimprurës pë rata që zgjedhin ta kultivojnë.

Preferohet për prodhim të freskët në gatime, për konsum në familje dhe për tregun lokal.

Sipas studiuesve Jani dhe Elezi, kjo bimë është në rrezik zhdukjeje.

MË TË LEXUARAT

To Top