Leximi

A e përballojnë dot shqiptarët këtë? Ja sa kushton një ditë plazhi në Jug të vendit

Mirëseerdhët në Shqipëri,sot që shkruajmë jemi në pikun e gushtit dhe temperaturat shënojnë 36 gradë celsius. Jemi fizikisht në punë,por shpirtërisht mendja jonë po udhëton në gjithë bregdetin Jon..

Nga veriu në jug, plazhet më të bukura në Shqipëri - KOHA.net

Uji i kristaltë,koha plot diell,fëmijë që qeshin,ushqimi i mirë,perëndimi,dushi pas plazhi dhe planet për darkën…Prit pak,se edhe pushim të ishim me këto çmime më të larta se temperaturat,nuk do mbijetonim dot 24 orë në plazh..

Në Shqipëri pushimet bëhen me tangërllik mor vlla!
Bëjmë sëbashku një llogari sa do na kushtonte një ditë në jug…po me fënd ama!!Është ora 4:00 e mëngjesit dhe nisemi për jug që ta kemi ditën para.
Ndalojmë tek një karburant në autostradë dhe mbushim makinën me naftë,ikën 100.000 lekë dhe për dreq serbatori nuk është akoma plot.

Marrim nga një kafe,ujë,diçka për tu përtypur rrugës dhe në 4:30 ,gjysëm ore ps nisjes kemi harxhuar 110.000 lekë.Ndalesa e dytë është byreku i famshëm në Lushnje,që edhe pse nuk e kanë më shkëlqimin e dikurshëm,adeti e do të ndalojmë.

Sapo i lamë këtu edhe 15.000 lekë me byreqe,dhallë dhe ujë.
125.000 lekë dhe ende nuk kemi arritur.Jemi në Vlorë dhe vendosim të mos ndalojmë sepse tani fillon vapa dhe duhet të na gjejë buzë detit.
Në Llogara tundimi për kosin me mjaltë bëhet aq i madh sa ndalojmë,hamë dhe ja ku na ikën 20.000 lekë me kos..me kos!!!

Jemi 145.000 lekë dhe ende nuk kemi prekur detin.Ah çfarë ka falur Zoti!
Parajsë..
Jugu ja vlen,shiko sa bukur duket deti nga këtu lart,kaq i pastër sa të duket sikur shikon peshqit nga fshati i Dhërmiut.Jemi në destinacion,vendosim të lëmë valixhet në dhomë,të vishemi e të dalim.
Bëjmë pagesën në recepsion dhe jemi katër shoqe që kemi zgjedhur një dhomë që kushton 180€.
Na bie 45€ për kokë,pra rreth 54 mijë lekë shqiptare.180€ janë 208 mijë lekë(shyqyr ra euro me ktë rast) dhe pa zbritur ende në plazh kemi shpenzuar 353.000 lekë!
Jemi në det,më në fund e harrojmë sa kemi harxhuar për të qënë këtu,por nuk zgjat shumë kjo lumturi sepse duhet të paguajmë shezlongun që varion nga 50€ deri ne 200€(këtu përfshihet edhe shampanja)Shikohemi në sy me gocat dhe themi “Në djall” duam shampanjë!
200€ janë rreth 232.000 lekë.

Kemi shpenzuar 585.000 lekë dhe ende nuk jemi lagur në det.Pasi notuam pak si rosakët e përplasëm gotat me shampanjë,na vjen uria dhe ngrihemi për të ngrënë drekën.
Ulemi në restorant dhe vendosim mos të marrim verë pasi kushton ndaj marrim sallatë,makarona,1 friturë,nga një ëmbëlsirë,ujë dhe pije energjike.Dreka shkon plot 240.000 lekë!
Ore çfarë hëngra?!
5.000 lekë shishja e ujit???
10.000 lekë një pije energjike???
Tani është shumë vonë për pendesa,jemi në jug dhe kemi vendosur të jetojmë 24 orë me tangërllik ndaj bëjmë pagesën dhe në total deri tani kemi shpenzuar 825.000 lekë.Rikthehemi në shezlong dhe shampanja është bërë (e dini vetë ju) kështu që porosisim nga një koktejl,fundja perëndimi po afron dhe do na shijojë buzë detit.

Katër koktejle për 50.000 lekë,ishin nga 10 deri ne 15.000 lekë koktejli.
Kemi shkuar në 875.000 lekë.Kthehemi në dhomë,rrugës ndalojmë në një market dhe aty marrim disa gjëra për të pirë e për të ngrënë në ballkon dhe me 25.000 lekë që lamë në market,ja ku na ikën 900.000 lekë dhe ende nuk është errur jashtë.Vishemi,lyhemi e pispillosemi sepse sonte është ai këngëtari që na pëlqen aq shumë dhe në club marrim një shishe gin për 350.000 lekë(kishte edhe nga ai 450.000 por gocat nuk donin)
Kamarieri na solli edhe nja dy kanoçe me tonik dhe une mendoja se si pa bërë 24 orë,ne kishim shpenzuar 1.250.000 lekë…Atë natë fjetëm pa ngrënë,kishim nja dy molto në dhomë dhe tangërlliku mbaroi aty.
Ditën tjetër nuk kishim lekë as të blinim çadër për kamping.
U nisëm për Tiranë,rrugës nuk folëm shumē,por në sytë tanë lexohej frika se mos makina na linte rrugës për naftë dhe ne nuk kishim më as ujë për ti hedhur../ Kryefjala

Këto janë 15 plazhet më të mira në Shqipëri (2019) - Buletini Ekonomik

MË TË LEXUARAT

To Top