Shqipëria, përpos se është konsideruar një nga vendet më të bukura të Ballkanit prej natyrës mahnitëse, çmimet e lira dhe kushtet e përballueshme të jetesës e kanë bërë atë të pëlqyer për shumë të huaj. Kështu e nis shkrimin për vendin tonë “SchengenVisa”, që ka rënditur vendet europiane më të lira për të jetuar.
Sipas medias, 420 dollarë në muaj janë të mjaftueshme për të jetuar në Shqipëri, pa përfshirë qiranë. Tirana konsiderohet një nga qytetet më të përballueshme ekonomikisht në Ballkan.
Kryeqyteti është i njohur për baret, klubet dhe kafenetë, si dhe për muzetë dhe monumentet historike.
Pas tij vjen Durrësi si destinacioni më i madh detar në Shqipëri që është cilësuar nga shengen visa si një parajsë e udhëtarëve.
Ndërsa Saranda, e njohur si perla e jugut, është një nga qytetet më të populluara në vend. Sipas “SchengenVisa”Ka plazhe të mrekullueshme dhe një pamje mahnitëse. Dhe sipas standardeve evropiane, është jashtëzakonisht i lirë dhe një nga vendet më të bukura ku mund të jetohet.
Një tjetër vend evropian i lirë për të jetuar është Rumania. Ky vend njihet për njerëzit miqësorë, ushqimin e lirë, për kushtet e jetesës dhe për bukurit e tij. Kostot e vlerësuara të jetesës për një person beqar në Rumani janë 499 dollarë në muaj, pa përfshirë qiranë.