Lajme

”Ah o djalë se as datëlindjen tënde nuk festove dot”/ I riu humb jetën në mënyrë tràgjike gjatë festës





Një burrë ka humbur jeten në festën e tij të ditëlindjes kur një fuçi birrë ka shpër thyer teksa ai tentonte ta instalonte.

43 vjeçari Gilson do Nascimento, humbi jeten pasi u go dit në kokë nga fragmente metali teksa tentonte të instalonte rubinetin e birrës në fuçi, që më pas ai dhe të ftuarit të pinin.

Ai kishte porositur instrumentin për festën në shtëpinë e tij të familjes në qytetin Campo Bom, në shtetin brazilian Rio Grande do Sul.

Mbesa e tij tha se kishte një problem me rubinetin e birrës prandaj Gilson, i cili punonte me kopjet e celësave, shkoi ta rregullonte pasditen e 17 shtatorit. “Xhaxhai im i mori në telefon, dhe ata i tregonin si të bënte derisa të vinin. Nga fuçia nuk po dilte birrë, vetëm shkumë”, tha ajo.

Zëdhënsi i policisë Clovis Nei da Silva tha se cështja po trajtohet si aksident: “Ne po intervistojmë dëshmitarët në skenë në kohën e i ncidentit. Kemi kërkuar një autopsi për vi ktimën”. Përveç mbesës, prezentë në festë ishin bashkëshortja, motra dhe djali i vi ktimës.

Rrjeti vendas G1 tha se kompania Chopp Express që kishte furnizuar me fuçinë e birrës, kishe instruktuar klientin të mos e prekte pajisjen derisa teknikët të vinin në shtëpi për të zgjidhur problemin.

qirinj





MË TË LEXUARAT

To Top