Alketa Vejsiut i ka ndodhur një e papritur. Ajo ka humbur valixhen transit 5 ditë më parë në Vjenë. Alketa ka postuar një foto në rrjetet sociale, duke treguar se ka mbetur pa rroba dhe vetëm me çantë dore.
Moderatorja ka kërkuar nga ndjekësit të ndajnë përvojat e ngjashme që mund të kenë kaluar.
“Kam 5 dite qe me ka humbur valixhja transit ne Vjene! Pa rroba, vetem me cante dore, ne kete udhetim do shikoni megjithate nje njeri te gezuar. Nese keni pervoja te ngjashme me thoni ju ka ardhur valixhja? Pas sa ditesh? Ku jua derguan? Life is Fun”, ka shkruar Vejsiu krahas fotos.