Rozë

Bashkë me familjen do përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovizion’, Albina Kelmendi: Do ia dalim më mirë

Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023. Ajo ka marrë votat maksimale nga publiku duke qenë e preferuara e shqiptarëve për të dërguar “logon” e Shqipërisë në skenën e madhe të këngës së Europës.

Kënga “Duje” fitoi zemrat e publikut ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi fituan edhe çmimin e dytë të festivalit të këngës në RTSH me vlerësimin e jurisë profesioniste.

“Ju dua shumë do ju përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju falenderoj shumë, ju përulemi”, tha Albina e emocionuar.

Këtë vit Festivali i Këngës në RTSH vendosi që për herë të parë kënga përfaqësuese në Eurovision të zgjidhej 100% nga votat e publikut. Ndërsa Elsa Lila është fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH.

Albina Kelmendi to represent Albania at Eurovision 2023

MË TË LEXUARAT

To Top