Rozë

Bashkëshortja e Gaz Pajës në zi, humb njeriun e dashur/ Rrëqeth: Bëre shumë për mua, jam kaq shumë e trishtuar me fjalët:





Bashkëshortja e Gaz Pajës, Ira Seferi ka humbur një njeri shumë të shtrenjtë të familjes. Gjyshi i saj është ndarë nga jeta dhe lajmin e hidhur e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ira ka publikuar një foto krah gjyshit në Instagram, krahas së cilës ka shprehur trishtimin e madh për ikjen e tij.

“Gjysh, kaq e trishtuar per ikjen tende! Je njeriu me cilesite me te mira qe kam njohur, fisnik, i zgjuar, i dashur…Faleminderit per cdo gje qe ke bere per mua dhe te gjithe! Keshillat e tua do t’i kem gjithmone me vete. S’te thashe dot sa krenare jam per nje gjysh si ti…U prefte ne paqe shpriti yt”, ka shkruar ajo.





MË TË LEXUARAT

To Top