Leximi

Bëhet shumë shpejt/ Kjo maskë anti-rrudhë i rikthejnë lëkurës shkëlqimin dhe elasticitetin e humbur

Zona rreth syve përbëhet nga lëkura më e hollë dhe më delikate e trupit, e si pasojë rrudhat e para shfaqen pikërisht në këtë pjesë të lëkurës. Mimikat e fytyrës, mungesa e gjumit, rrezet e diellit përshpejtojnë shfaqjen e rrudhave, por Living më poshtë do të rendisë jo vetëm përbërësit që zbehin pamjen e rrudhave rreth syve, por dhe një serum të përgatitur në kushte shtëpie.

Përbërësit: 50ml vaj argani dhe 5 kapsula vitaminë E
Shtypini kapsulat e vitaminës E dhe shtoni vajin e arganit derisa të krijohet një masë e njëjtrajtshme. Me ndihmën e topthi pambuku aplikoni pak nga kjo masa në zonën rreth syve për 10-15 minuta. Përdorimi i rregullt çdo mbrëmje do të japë rezultate të menjëhershme. Provojeni.

Përveç këtij serumi, ju sugjerojmë edhe maskën me kastravec, vaj kokosi dhe të bardhë veze. Ju duhen 1 e bardhë veze, 1 lugë çaji vaj kokosti dhe pak pure kastraveci. I kaloni të gjithë përbërësit në frulator dhe më pas aplikojini në fytyrë

Kastraveci eshtë i pasur me tiaminë, riboflavinë, niacinë, vitaminë B që hidratojnë lëkurën, por dhe e qetëson dhe e pastron në thellësi atë. E bardha e vezës ka efekt lifting dhe aplikimi i saj në fytyre redukton rrudhat e reja. Vaji i kokosit është i pasur në vitaminë E, shumë e rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Ajo ndihmon në riparimin e lëkurës dhe nxit prodhimin e kolagjenit.

MË TË LEXUARAT

To Top