Debatet në shtëpinë e Big Brother Vip nuk kanë fund, duke filluar që nga temat më serioze e deri tek çështjet më të thjeshta.
Këtë herë shkak për sherr janë bërë një palë këpucë të Antonelës që Monika i shtyu pa dashje me këmbë, Antonela ka reaguar e revoltuar pas këtij veprimi dhe ka thënë se ato këpucë kushtojnë 800 euro.
Monika i ka kërkuar falje dhe tha se nuk e bëri me qëllim, por Antonela nuk u qetësua, Einxhel shkoi më pas ta qetësonte dhe i tha se me raste kalon në gjëra më të rënda e se nuk ka pse të acarohet.
Antonela: Monik, më fal! Bëjnë 800 euro ato këpucë që ti po i shkel me këmbë. Monika: Jo, nuk i shkela, i shtyva.
Antonela: Si nuk i shkele o shpirt, hapu një sekondë Ça është kjo punë kështu, si shkelni gjërat e të tjerëve?
Monika: I shtyva, dhe vetëm kjo…
Antonela: I shtyve? Me këmbë.
Monika: Po
Einxhel: Hë se s’ta bëri me qëllim.
Antonela: E kuptova, po e them që më bezdisi se duhet vetëm me e mbyll gojën ose të dalësh prej shtëpisë që të jesh në rregull.
Monika: E mirë, mirë, më fal! Nuk ka problem, më fal!