Ushqime

Bën mrekulli për shëndetin/ Edhe babai i mjekësisë Hipokrati e pinte para se të flinte, ja sa shumë sëmundje shëron çaj i gjetheve të ullirit

Edhe pse moti po tregohet shumë miqësor në këto ditë të fundi tetori, duke na falur ditë të ngrohta me diell, dimri është shumë afër dhe bashkë më të nis edhe sezoni i çajit.

Gjethet e ullirit, dhurata e çmuar e Zotit që heq ilaçet e hipertensionit (kura dhe doza e saktë) | Super Shëndeti

Në artikullin e sotëm ju propozojmë një çaj të padëgjuar e panjohur më parë për shumëkënd, por një minierë e vërtetë vlerash ushqyese: çaji me gjethe ulliri.

Ky çaj njihet ndryshe si sekreti i jetëgjatësisë së mesdhetarëve dhe është një ndër pijet më të lashta në historinë e njerëzimit. Sipas fakteve të ndryshme, babai i mjekësisë Hipokrati e pinte gjithmonë këtë çaj para se të flinte.

Por cilat janë disa nga përfitimet e tij? Çaji me gjethe ulliri është një aleat i mirë kundër kollës së thatë, gripit, infeksioneve virale të mushkërive, tuberkulozit, meningjitit, hepatitit B, dhe bronkopneumonisë.

Ai është gjithashtu një ndër trajtimet më efektive në raste se vuani nga in fek sionet kronike të traktit urinar. Përbërësit aktivë dhe esencialë të gjetheve të ullinjve fuqizojnë sistemin imunitar , rrisin energjinë dhe lu fto jnë mikrobet e parazitët.

PËRGATITJA: Në një enë shtoni rreth 200-300 ml ujë dhe vendoseni në z ja rr. Pasi të ketë vluar shtoni 20 deri 25 gjethe të thara të ullirit. Uji së bashku me gjethet duhet të vlojë sërish për 4-5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

MË TË LEXUARAT

To Top