Lajme

Biznesmeni shqiptar bën thirrje: Kam 25 mijë vende të lira puna

Edvin Prençi, përfaqësues i biznesit thotë se emigrimi i punonjësve po i vë bizneset në vështirësi të mëdha, duke i detyruar t’i drejtohen vendeve të treta për të importuar punonjës.

Në emisionin Now në Euronews Albana, Prençi u shpreh se importimi i këtyre punonjëse ka kostot e veta për biznesin që lidhet, se pari me integrimin e tyre social.

Sipas tij vetëm në biznesin e manifakturës së veshjeve dhe këpucëve janë 25 mijë vende të lira pune. “Vetëm në sektorin tonë, në manifakturën e veshjeve dhe këpucës janë 25 mijë vendet të lira dhe kjo është një gjë shumë e rrezikshme për ne si biznes.

Kemi 70 mijë njerëz që mbahen me asistencë sociale ndërkohë që ata mund të integrohen në sistemin e punës për të përmirësuar edhe cilësinë e jetesës”, tha Prençi.

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra deklaroi se nuk mund të rriten pagat, në atë shumë që shqiptarët të qëndrojnë në vend dhe të mos emigrojnë.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Shkodra u shpreh se rritja e pagës, duhet të shkojë në propocion me produktivitetin në punë.

MË TË LEXUARAT

To Top