Shqiptarët nuk bëjnë më ndarje gjinore për aftësitë në politikë. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania nëse burrat janë më të aftë se gratë në politikë, 47% e tyre nuk janë dakord me këtë pohim dhe 24% e tyre janë dakord.
Tek ata të cilët besojnë se burrat janë më të aftë se gratë në politikë, 30.5% janë po burra dhe vetëm 16.9% janë gra.
Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.