Prej disa ditësh në rrjetet sociale janë bërë virale disa foto të një çifti të moshuarish nga Kosova. Ata janë veshur si nuse dhe dhëndër, duke festuar kësisoj 65-vjetorin e martesës.Nipi i tyre me profesion fotograf, Marjan Komani ka treguar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, si lindi idea e këtij seti.
Ai zbuloi detajet, se si u ndjenë gjyshërit dhe se si u prit nga publiku.“Këtë ide e kam pasur fillimisht unë, por ra pandemia dhe nuk u realizua. Janë bërë tre sete me gjyshërit. Herën e parë para 3 vitesh kanë qenë skeptikë se për një çift 90-vjeçar është shumë e vështirë.Ndërsa herën e tretë më mirë. Për veshjen është kujdesur Valdrin Sahiti, ndërsa për look-un Sellma dhe Kaci. Ka qenë një ceremoni me përkujtu datën kur ata janë martuar.
Këto fotografi më kanë ndihmuar për të më treguar dashurinë e madhe që ata kanë edhe sot e kësaj dite. Në fillim kur kam pas iden me fillu setin e parë, familjarët kanë pasur dyshime, se ne nuk jemi mësuar kështu.Por kur e panë sa mirë u pritën nga të tjerët, i pëlqyen shumë”, u shpreh ndër të tjera Marjani. Këto foto janë gjëja më e bukur që mund të shihni këto ditë me aq lajme të trazuara që kemi dëgjuar dhe lexuar.