Rozë

Debati që pati Bora me Valbonën/ Eno Popi e sqaron: Nuk kishte gjë njeri me njeri

Bashkëprezantuesi i Bora Zemanit në “Dancing With the Stars”, Eno Popi, ka sqaruar së fundmi një debat që moderatorja pati me Valbona Selimllarin, anëtaren e jurisë. Teksa ishte i ftuar në “Goca dhe Gra”, Eno sqaroi se “askush nuk kishte asgjë me askënd”.

Jeta mes Kanadasë dhe Shqipërisë, Eno Popi flet për jetën e tij personale  në Më lër të flas - Top Channel

Përmendim këtu që ‘debati’ nisi pas ankesave të konkurrentëve për jurinë, kur Valbon Selimllari tha se ata shohin në “YouTube” performancat e kuruara nga produksioni. Këtu ndërhyri Bora, e cila tha se produksioni nuk “mban asnjë me hatër.”

“Askush s’kishte asgjë me askënd, ishte një ballafaqim pikëpamjesh. Një gjë të mirë që bën Bora është që është në krahun e të gjithë konkurrentëve dhe kështu duhet të jetë. Nga ana tjetër juria nevojën e vet për të artikuluar dhe për të thënë mendimin e tyre”– tha ai.

Më tej duke folur për bashkëpunimin e tij me Borën, Eno tha se është shumë i kënaqur dhe se Bora është shumë njeri mirëkuptues.

“Bora është një vajzë me të cilën thjesht kisha një njohja rastësore, pikat e takimit kanë qenë shumë të rralla. Kam gjetur një njeri shumë bashkëpunues, shumë mirëkuptues, e cila praktikisht është shumë e qartë në gjërat që bën. Ku ka më mirë se të gjesh dikë që është i qartë me vete”-tha Eno.

MË TË LEXUARAT

To Top