Deputetët e parlamentit shqiptar rrallë herë na shfaqen “pa filtrat” e zyrtarit dhe na tregojnë jetën e tyre private, por duket se ky nuk është rasti i deputetit të Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi.
Korreshi ka publikuar disa foto ku shfaqet larg kostumit të zyrtarit në shtëpinë e tij, i veshur fare thjeshtë me një bluzë të bardhë dhe tuta, teksa është duke gatuar.
Ai ka treguar më pas se ka gatuar një ushqim tradicional, siç është kulaçi, të cilin e ka shijuar në mënyrën më tradicionale të mundshme, duke e shoqëruar me fasule, ullinj, qepë dhe djathë.