Lajme

Dhëndëri Sali Berishës lëshon gojën fare për Blushin: I them lëpije banjon dhe pastaj bëj edhe….

Për hallexhiun Blush! Nga Jamarbër Malltezi

Blush, lëpi më forNjihuni me familjen e madhe të Ben Blushit dhe me pengun e tij: Do të të  doja të kisha më shumë fëmijët! Lëpi edhe “Tualetin” që pështyje, se helbete duhet të mbrosh miliona euro para publike që po v idhni si grup i strukturuar k ri mina l.

Fokusi im është të mos lejohen të vi dhen 430 milionë euro, ndërsa kuisjet e tua me Habilaj apo “Tualet” janë mjerane. Kjo pasi:

1) Klubi “Partizani” është privat dhe është në pronësi të dyshimtë të Edi Ramës me të vëllanë, që përdorin bedel. Dhe për fat të keq e vodhën emrin e Klubit, stemën, historikun dhe nuk pati privatizim.

2) Toka ku ishte klubi ishte private, jo e Klubit dhe as e Edi Ramës. Ligji i kthimit të pronave të 2004-ës, thotë që nëse nuk janë pjesë e planit të përhapjes (kazerma), duhet t’i kthehen pronarëve, por iu kthyen të copëtuara, të paplota dhe me pjesë edhe tek hajdutë të tjerë mediatikë.

3) Privatizimin e objekteve të vjetra dhe të uzurpuara nga hallexhinj e nisi Cac Angjeli në 2005-ën. Atëbotë ka dhënë miratim edhe Blend Klosi si ministër që ishte. I kam edhe këto shkresa.

4) Pronarëve tiranas denbabaden, edhe pasi iu vodh për 70 vjet prona, kur iu kthye iu kërkua që t’i blinin edhe objektet e rrënuara dhe të uzurpuara. Dhe i blenë pronarët fisnikë – jo sa thotë “Tualeti”, se i ziu ose nuk dallon më të vërtetën nga gënjeshtra ose nuk di shkrim e këndim, se edhe temën e diplomës doli që e kishte plagjiaturë – por thuajse 1 milion dollarë u detyruan pronarët të paguajnë, ndërkohë që tokën e kishin të tyren.

Krahasoje pak me situatën, veç 40 metra tutje sa kalon rrugën “Ndre Mjeda”, ku edhe aty ka tokë fisi im, se çfarë po bën Edi Rama me pronën publike tokë dhe ndërtesë, ish- reparti i orëve që u caktua me 2 plane rregulluese për gjimnaz: Po ia fal pa asnjë lek dikujt që nuk ka as tokën e as ka blerë një tullë! Po të kishe cipë, për këtë duhej të ulërije!

5) Lejen e sheshit të ndërtimit, mu brenda ish-Klubit e ka lëshuar i pari Edi Rama. Por po të kursej ca të vërteta për të tani.

6) Ndonëse pronarët kishin edhe tokën, edhe objektet të tyret, përsëri nuk pranuan të nxirrnin hallexhinjtë në rrugë siç bën qeveria e “Tualetit”, por zhvilluan zonën për të gjithë komunitetin, edhe për pronarët, edhe për hallexhinjtë që kishin uzurpuar objektet e rrënuara dhe të cilat pronarët i blenë për gati 1 milion dollarë. 43 hallexhinj janë sistemuar nga pronarët dhe private, ndërsa shteti edhe kur i kanë të ndërtuara vetë shtëpitë, ua shemb! Kemi marrë shumë urata nga gjithë hallexhinjtë, se sistemimi i 43 familjeve është mision i lodhshëm, me kosto të lartë, por dhe fisnik.

7) Që ta marresh vesh ti o Blush, përfshi “Tualet” e Habilaj bashkë, në këtë vend nuk është problemi pse ish-pronarët kanë marrë pronën e vet. Problemi është e kundërta, pra pse nuk i është kthyer prona.

Për fat të keq, tironsit denbabaden nuk kanë marrë as 20% të pronës. Familja ime – themeluese e Tiranës – ka marrë mbrapsht veç më pak se 8% të pronës. Problemi pra, nuk është pse pronarit të ligjshëm i është kthyer 8% e pronës, por problemi është pse 92% të pronës së tironsve e kanë vjedhur tualetërit, bolinot dhe blushët me copa letrash siç vodhe dhe pastaj e drodhe ti: 6000 m2 tokë në Dhërmi.

Tani, sa të kesh qef vijo me shpifje të reja ose të ripërdorshme! Sa të kesh qejf, lëpi “Tualetin” që pështyje.

Shko në SPAK e në skap. Janë punë të tuat! Halli i vetëm që kam është të kthesh paratë publike, që je kapur duke i vjedhur së bashku me Ramën, Ahmetajn, Kokën, Veliajn, Mërtirin, Zoton dhe Gugalljen Kaq! Harroje, s’e heq dot fokusin tim! Kthe paratë publike!

Image

MË TË LEXUARAT

To Top