Lajme

Dhimbje e madhe! Rritet bilanci i jetëve të humbura në qytetin shqiptar

Lideri i AKR-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas t ragjedisë që ndodhi në Deçan, ku mbetën të vrarë dy nxënës Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, 16 dhe 17 vjeç, shoferi i autobusit, Gani Gjoka dhe punonjësi i kompanisë nga gjuajtja me armë nga disa personave.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka apeluar organet e rendit që sa më parë ta zbulojnë autorin e këtij veprimi.

“I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës. Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne. Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre. Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë”.

MË TË LEXUARAT

To Top