Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj do të bëhen bashkë për herë të parë që nga finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 1”, ku balerini u shpall fitues.
“Vip Magazine” ka mësuar se Iliri do të jetë i ftuari i parë në puntatën hapëse në sezonin e dytë të programit “Më Lër të Flas”që moderohet nga Donald dhe Romeo Veshaj.
“Më lër të flas” do të fillojë transmetimin me datë 24 Mars, mbrëmjen e së premtes.