Elisabetta Socci nuk e kishte menduar ku rrë që dita më e bukur e jetës do të shndërrohej në pikënisjen e një kalvari të vërtetë vuajtjesh për të dhe familjen e saj. E bukur, e qeshur, e re, plot jetë dhe ëndrra, 36-vjeçarja italiane nga Ravenna do të zbulonte ditën e saj të lindjes se ndërkohë që brenda saj rritej një foshnje, diku në trupin e saj rritej edhe kan ceri i gjirit.
Prej aty nisi edhe beteja e saj mes jetës dhe vd ekjes. Në muajin e tretë të shtatzënisë ajo do të niste seancat e para të kimio terapisë. Menjëherë pas lindjes, mjekët i këshilluan të bënte mas tektomi pasi ka nceri po prekte sistemin limfatik. Ndërkohë që nuk pati mundësi as të ushqente të bijën me gji, gruaja e re i kalonte ditët nëpër spitale derisa ndërroi jetë.
Historinë e trishtë të saj, e ka zbuluar i shoqi Matteo, i cili ndër të tjera është shprehur: “Nuk është aspak e lehtë për mua, por mbi të gjitha për vajzën tonë, e cila nuk do ta ndiejë kurrë aromën e puthjeve dhe përqafimeve të Elisabetta-s. Gruaja ime u kap fort pas jetës në momentet e saj më të vështira pasi vajza jonë ishte gjithçka që ajo ëndërronte. Shpeshherë nuk bënte kimioterapi pasi i druhej se diçka e keqe mund t’i ndodhte. Unë do ta rris atë duke i thënë se sa e veçantë ishte nëna e saj.