Rozë

Dje u tha se Donaldi ka fjetur në shtëpinë e Bora Zemanit/ Tani po përflitet se çfarë ka ndodhur mes tyre

Historia e tyre sidomos pas asaj puthje në Big Brother Vip bëri për veta qindra shqiptarë, saqë tashmë janë kthyer në cështje “kombëtare”. Donaldin dhe Bora dhuruan mbrëmë një kapitull të ri që u kthye shpejt në vëmendje.

Rrjedhën e ngjarjeve dhe historisë thuajse e dini të gjithë. Lajmi i madh mbrëmë është se Donaldi dhe Bora janë takuar. Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se Donaldi dhe Bora janë takuar, madje ka qenë aktori që ka shkuar në shtëpinë e moderatores së Përputhen.

Po sipas Kryefjala.com, Bora ka blerë një apartament afër Kodrës së Diellit dhe pikërisht poshtë ballkonit së saj sot afër darkës është parkuar (sic mund ta shihni edhe në fotot e siguruara nga Kryefjala.com) makina tip Benz në ngjyrë blu, e cila është e Donaldit.

Kujtojmë se vëtëm para një javë, Donaldi publikoi këngën e tij të parë solo e titulluar “Nuk je”. Fansat janë të sigurt se është dedikim për Borën, nisur nga teksti dhe detajet e klipit.

Një pjesë e bisedës së tyre ka qenë pikërisht për situatën e krijuar mes palëve. Ata kanë folur dhe duket se kanë pasur sërish mosdakordësi mes tyre, por i rëndësishëm është fakti që janë takuar me njëri-tjetrin.

MË TË LEXUARAT

To Top