Të gjithë pak a shumë i dimë efektet mungesës së kafesë dhe të alko olit. Por a kemi vërtet nevojë për kafen e mëngjesit?
Me gllënjkën e parë të kafesë, kafeina hyn në qarkullimin e g jakut dhe fillon të bëjë rrugën e saj drejt trurit tonë, ku bll okon një neurotransmetues frenues të quajtur adenozinë. Ky proces rezulton në lirimin e hormoneve, si dopamina dhe serotonina, të cilat kanë një efekt stimulues.
Koha e nevojshme për të reduktuar sasinë e kafeinës në trupin tonë me 50% është mesatarisht rreth pesë orë. Kjo shpjegon pse mund të dëshirojmë një kafe tjetër pas disa orësh. Megjithatë, se sa shpejt kafeina largohet nga sistemi ynë varet nga shumë gjëra, duke përfshirë moshën, kushtet mjekësore dhe ndërveprimet me ilaçet.
Tobias Van Schneider, një dizajner grafik që jeton në Nju Jork, vendosi që të hiqte dorë nga kafeja dhe alk ooli për disa kohë dhe ka treguar çfarë i ndodhi.
Kështu Van Schneider vendosi për 27 muaj të mos pinte asnjë pikë kafe apo alk ool për të parë se çfarë do të ndodhte me trupin e tij dhe jetën e tij në vazhdimësi. Siç pretendon ai, rezultatet ishin të mahnitshme, por jo për arsyen që mund të mendoni.
“Gjëja e parë që pashë rënie në jetën time të përditshme janë thashethemet. Mungesa e ndërveprimit social ishte një nga ndryshimet kryesore dhe një nga rezultatet më intensive dhe të shpejta që solli dieta ime e re. Kur një grup njerëzish më kërkuan të bashkohesha me ta për të p irë, unë zgjodha të refuzoja. Mendoj se nuk doja t’i dëgjoja thashethemet esëll”, Tobias.
Por ai pa ndryshime edhe në llogarinë e tij bankare.
“Duke ndërprerë kafenë dhe alk oolin, vura re se po shpenzoja shumë më pak para. Kishte muaj që më kishin mbetur edhe 1000 dollarë. Dhe kjo sepse çdo ditë pija të paktën dy pije pas punës dhe patjetër një kafe”, tha ai.
Në lidhje me shëndetin e tij, Van Schneider konsideron se cilësia e gjumit ka ndryshuar në mënyrë drastike.
“Unë fle më mirë dhe zgjohem me shumë më tepër energji. Pija mund të më ketë relaksuar përkohësisht, por më ka shkaktuar edhe probleme me oreksin”, tregoi Van Schneider.