Lajme

Do nderoj me miqtë kjo recetë/ Ja si t’i bëni fiqtë e egët gliko, shija të lë pa fjalë

Ka shumë receta në përgatitjen e Glikove, mbretëreshës së gostisë në shtëpitë e shqiptarëve por glikoja e fikut të egër është ndër më të veçantat për nga shija unike e marramendëse që ajo ka.

Gliko me fiq të egër | Arti Gatimit

AgroWeb.org sjell sot recetën autentike të kësaj glikoje, e cila përgatitet krejt lehtë në shtëpi. Për përgatitjen e kësaj glikoje do duhet të zgjedhin kokrra të plota e të mira fiqsh.

Përgatitja
Ata i pastrojmë me ujë të rrjedhshëm, e më pas u presim bishtat me majën e thikës duke hapur një gropëz të vogël. Në këtë mënyrë, fruti i fikut do të përthithë sherbetin dhe në fund të procesit do të vendosim nga nje bajame të bardhë aty.

Fiqtë e pastruar, i hedhim në një tenxhere me ujë të bollshëm dhe i zjejmë për 15 minuta. Më pas i kullojmë nga uji dhe i vendosim në një enë me ujë të ftohtë.

I lëmë në tenxhere për 24 orë duke u ndërruar ujin për rreth tre herë me qëllim largimin e hidhërimit.

Pas këtij procesi, tenxheren me fiqtë e vendosim sërish në zjarr. I lëmë të zjejnë derisa të marrin ngjyrën e tyre të errët nëse do të përdorim fiq të zinj, apo të gjelbër në rast se do përdorim fiq të gjelbër. Sapo të marrin ngjyrë, i heqim nga zjarri.

Më pas, me kujdes nxjerrim fiqtë dhe i shtrydhim ngadalë. Kështu u nxjerim ujin e tepërt e më pas u vendosim në brendësi nga një bajame të vogël. Në mënyrë që të kullojnë gjithë ujin, i vendosim në një letër kuzhine thithëse.

Në vjim, përgatisim shërbetin duke vendosur në zjarr tenxheren me ujin dhe sheqerin, i trazojmë derisa të shkrijë sheqeri.

E lëmë sherbetin të zjejë për 10 minuta. Shtojmë barbarozën, vaniljen dhe fiqtë. I lëmë të gjitha bashkë të zjejnë për 15 minuta.

Heqim tenxheren nga zjarri dhe vendosim një pecetë të apstër sipër saj duke e lënë ashtu për 24 orë, derisa fiqtë të thithin lëngun e sherbetit.

Më pas, e vendosim sërish tenxheren në zjarr në mënyrë që shërbeti të trashet. Hedhim lëngun e limonit dhe kontrollojmë fiqtë. Në rast se kanë zjerë shumë, i nxjerrim me lugë dhe lëmë të zjejë sherbeti derisa të lidhet.

Pasi trashet sherbeti glikoja është gati. Në rast se fiqtë i kemi nxjerrë më parë i bashkojmë me sherbetin e lidhur.

E vendosim masën e ngrohtë në vazot e sterilizuara. I mbyllim me kapak dhe i kthejmë përmbys duke i lënë kështu për 24 orë. Pas kësaj vazot me glikonë i vendosim në frigorifer.

Përbërësit
1 kg fiq të vegjël / 1.200 gr sheqer / 4 filxhan çaji me ujë /1 degë barbarozë për aromë ose 2 vanilje / Bajame të zbardhura aq sa kokrra fiku kemi /Lëngu i një gjysmë limoni.

MË TË LEXUARAT

To Top