Leximi

Do shpëtoni me këtë truk/ Sfungjeri i enëve mban shumë baktere, ja si ta pastroni





Hulumtimi i botuar në revistën “Scientific Reports” ka treguar se me sfungjerin për larjen e enëve me përhapim miliona baktere në shtëpi.

sfungjer enësh | GAZETA SHËNDETI

Edhe kur mendoni se sfungjeri është i pastër, ka shumë mikroorganizma në të që mund të rrezikojnë shëndetin vetjak dhe shëndetin e familjarëve.

Një studim i botuar në “Journal of Environmental Health” ka zbuluar se shumica – deri në 99 pë rqind e baktereve – mund të eliminohen nga sfungjeri, nëse e vendosim në furrë me mikrovalë për 90 sekonda me fuqi të plotë.

Çfarë duhet bërë?

1. Në furrën me mikrovalë bën të fusni sfungjerë të cilët nuk përmbajnë metale.

2. Sfungjeri patjetër duhet të jetë i lagur. Njomeni mirë para se ta fusni në mikrovalë.

3. Vendosja e sfungjerit të lagur për 90 sekonda me fuqi të plotë do të eliminojë 99 për qind të baktereve, duke përfshirë edhe Escherichia coli, ka treguar studimi.

4. Hiqeni me kujdes sfungjerin nga furra me mikrovalë dhe lëreni të ftohet para përdorimit, sepse do të jetë shumë i nxehtë dhe mund t’ju shkaktojë d je gie.





MË TË LEXUARAT

To Top