Kryeministri Rama pasditen e sotme ka shkuar në Durrës për të ndjekur procesin e rindërtimit në zonën e ish-Kënetës.
Shefi i qeverisë theksoi se puna do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet, deri kur familja e fundit të jetë kthyer në një shtëpi të re, më të fortë e më të bukur se ajo që humbi në 26 nëntorin e shkuar.
Por gjatë takimeve me banorët nuk munguan batutat nga kreu i qeverisë. Një banor e falënderoi për procesin dhe i premtoi se do të votonte PS-në në zgjedhjet e ardhshme, kurse Edi Rama tha se rindërtimi nuk ka parti.
“Ju falënderoj në emër të banorëve të Durrësit. Barometri për fitoren e PS-së do të fillojë nga Durrësi” i tha banori.
Ndërkohë që kryeministri iu përgjigj “Lëre partinë se nuk kemi ardhur për partinë. Rindërtimi nuk ka parti, është demokrat, socialist, me llafe, pa llafe”.