Rozë

Doli në takim me Blerimin, po Arjan Konomi nuk la gjë pa i thënë Sindit: Ishte takim lluku, lluku





Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Sindit dhe Blerimit. Sipas opinionistit Arjan Konomi ata të dy vetëm sa po mbushnin minutat.

Ai e krahasoi takimin e tyre me një film të kohës së kom unizimit dhe shprehja e përdorur shkaktoi shumë të qeshura në studio.

“Ta them në gjuhë romanishte. Ky takim m’u duk lluku lluku babashta (në studio shpërthyen të qeshurat). Nuk e dini se çfarë do të thotë. As unë nuk e di. Ka qenë një film i kohës së komu nizmit, një film ku një partizan vrau një bata ljon me gjermanë dhe ishin një çift që u zgjuan dhe thonin lluku lluku babashta. Na ka ngelur gjithë jetën si diçka që nuk e dinim, por na bënte për të qeshur”, tha Arjani.

Sindi e mori me shumë qetësi dhe preferoi të mos e repikonte. Ajo e mbylli duke thënë se e respekton mendimin e tij.

Kujtojmë se dyshja kanë debatuar shpesh në studio, madje pak ditë më parë u përballën me njëri-tjetrin.





MË TË LEXUARAT

To Top