Takimi mes Shqipe Hysenaj dhe Mevlan Shabës në “Përputhen” nuk shkoi ashtu siç pritej. Që në fillim, Mevlani kishte shprehur pëlqimin për 28-vjeçaren, por pas këtij takimi të parë, dyshja vendosi të mos takohej më asnjëherë.
Kritika të shumta i janë drejtuar Mevlanit, i cili në lidhje me këtë u shpreh me fjalët “fakti që po lehin si qen, do të thotë se po më sul mojnë”. Ndaj 33-vjeçarit, reagoi ashpër edhe Ana, e cila i tha: “Qeni je ti këtu! Bubi!” Ajo i kujtoi edhe komentin që i bëri në lidhje me veshjen që kishte zgjedhur në takimin me Fatjonin.
Ana: Do të të gatuaj ty ndonjë ditë në vend të peshkut, se kaq vlen ti! Por diskutimi ka agravuar edhe më shumë, duke përfshirë edhe ofendime.
Mevlani: Një femre si ti nuk i jap as shansin me fol.
Ana: Një sekond! (bërtet)
Mevlani: Ule zërin! Ça ke që bërtet si laraskë?!
Ana: Laraskë je vetë!
Për shkak se Shqipja u ngrit nga tavolina në pjesën e tretë të takimit dhe mori me vete edhe ëmbëlsirën për ta ngrënë jashtë, Mevlani tha se ndihej i ofenduar, por megjithatë, kishte respect për 28-vjeçaren edhe pse nuk përputhej me të.