Leximi

Doni të keni trupin që keni ëndërruar pa celulit, shmangni këto ushqime dhe do jetë shumë e thjeshtë

Celuliti shfaqet atëherë kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe lejojnë formimin e depozitave dhjamore shumë pranë sipërfaqes së saj. Celuliti është kryefjala e shumë trajtimeve estetike të stinës së verës, ndonëse beteja e vërtetë me këtë problem fillon që në kuzhinë dhe në ushqimet që konsumojmë.

Celuliti, kujdes dietën dhe takat e larta – KOHA

Mbipesha është një faktor kontribues në shfaqjen e celulitit, por kjo nuk do të thotë që njerëzit që kanë celulit janë domosdoshmërisht mbi peshë. Inflamacioni është një problem që shtyn qelizat e yndyrës të zmadhohen e të përthithin lëngje dhe toksina.

Ushqimet e gatshme

Këto ushqime njihen për aftësinë e tyre në nxitjen e inflamacionit. Ato janë të mbushura me sheqerna, yndyrna dhe kripë. Këtu përfshihen: patatinat, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, produktet e përpunuara të mishit e të tjerë.

Kripa

Kripa e detyron trupin të akumulojë lëngje në qelizat dhe indet yndyrore. Një gjë e tillë prish paraqitjen e jashtme të lëkurës. Ekspertët thonë se duhet të kemi kujdes me konsumin e kripës dhe mos ta teprojmë me të.

Disa trajtime natyrale për eliminimin e celulitit që mund t’i bëni në shtëpi

Konsumoni shumë ujë

Një ndër hapat e parë kundër luftës naj celulitit është pa dyshim uji. Aleati më i madh i juaj kundër celulitit është uji sepse ndihmon në tharjen e dhjamit, duke eleminuar edhe toksinat në trup. Ju mund të largoni celulitin duke konsumuar sa më shumë ujë, rreth 2 litra ujë në ditë.

Ujë me limon

Një mënyrë tjetër shumë e thjeshtë e shkrirjes së dhjamit të celulitit është edhe pija juaj e preferuar ujë më limon. Kjo pije është mirë të konsumohet e ngrohtë herët në mëngjës apo në formën e çajit, gjithnjë duke zgjedhur përbërës natyral.

Çaji jeshil

Për të pasur një lëkurë perfektë dhe të lëmuar në pak kohë provoni edhe çajrat. Në veçanti çaji jeshil ndihmon në eliminimin e celulitit nga trupi.

Vitaminat

Çfarë të hani për të zhdukur celulitin? Së pari konsumoni shumë fruta si boronica, limon, portokall apo kivi. Agrumet dhe vitamina C ju ndihmon në tretjen e shpejtë dhe stimulon shkrirjen e dhjamit.

Konsumoni shumë mollë bashkë me lëkurën, pasi ndihmon në elemenimin e masës dhjamore dhe nxit formimin e muskujve. Ushqimet e pasura me Omega 3 janë një burim i mirë i eleminimit të ujit të tepërt që akumulohet nën lëkurë.

Si të shpëtojmë nga celuliti përgjithmonë? - UNIK Portal

MË TË LEXUARAT

To Top