Janë identifikuar të gjitha vik timat e aksidentit tra gjik, që ndodhi të dielën në Kroaci, ku një autobus i linjës Frankfurt-Kosovë doli nga rruga dhe u rrokullis, duke iu marrë jetën 10 pasagjerëve dhe pla gosur dhjetëra të tjerë.
Komuna e Gjakovës me rrethinë është ndër më të god iturat nga ky aksident. Qysh në orët e para të mëngjesit u kuptua se njëri nga shoferët e autobusit të aks ident uar, që kishte ndërruar jetë, ishte nga Gjakova.
Naser Sylmetaj nga Gjakova kishte një vit që po ushtronte këtë profesion në këtë agjencion. Vëllai i Naserit thotë se ai kishte mbajtur familjen me këtë punë dhe nuk kishte ndonjë angazhim tjetër.
Edhe Valentina Zhubi Binakaj nga Deçani e martuar në Gjakovë bashkë me vajzën e saj Erleta Binakaj nga Gjakova kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi të madhe për popullin shqiptar.
Xhaxhai i Erletës, Rasim Binakaj, thotë se kjo do të ishte vizita e dytë e mbesës dhe nënës së saj në Kosovë brenda këtij viti, por që fatkeqësisht tashmë po i presin trupat e tyre të pajetë.
Edhe Leonora Gjotaj-Kolmekshaj nga Juniku e martuar në Gjakovë humbi jetën në këtë ak sident. Familja Kolmekshaj në Gjakovë kishte hapur të pamen për familjaren e saj e cila në udhëtim ishte bashkë me dy fëmijët e saj e që për fat të mirë ata shpëtuan.
Edhe 18-vjeçarja Anjeza Bellanica nga Rahoveci ishte nisur nga Frankfurti për në vendlindje, por që tra gjedia ja la udhëtimin në gjysmë pa arritur dot vendlindjen. Në mesin e 10 vik timave të aksidentit të tme rrshëm në Sllavonski Brod të Kroacisë, është edhe 55 vjeçari, Hamet Hoxha nga fshati Randobravë i komunës së Prizrenit.
Djali të ndjerit, Valmiri, tregon se babai Hameti i cili prej shumë vitesh jetonte dhe vepronte në Shtutgart të Gjermanisë, ishte i gëzuar që ishte nisur drejt vendlindjes, pa e menduar se atij dhe disa bashkudhëtarëve tjerë do të iu ndodhte më e keqja.
Sevdail Rrustemi nga Podujeva kishte shkuar në Gjermani disa vite më parë, derisa para pak muajsh ai kishte arritur të marrë edhe familjen atje.
Ai ditën e diel ishte nisur bashkë me gruan dhe fëmijët për në Kosovë, por aksidenti i rëndë në Kroaci atij ja mori jetën, derisa gruaja dhe dy fëmijët që për fat të mirë shpëtuan. Edhe Gjyle Maloku nga Juniku dhe Alinda I. nga Peja ishin ndër viktimat e një prej aksidenteve më të rënda që ka ndodhur në Kroaci.