Një grua e quajtur Trëndafile, nga fshati Shëngjin i Shëngjergjit, ka ak uzuar djalin e saj pasi ai nuk e lejon të jetojë, madje e ka futur edhe në bagazhin e makinës.
Ngjarja u bë publike në seancën “Shihemi në Gjyq”, dhe ndër të tjera gruaja ka rrëfyer se ka humbur vajzën e saj në moshën 30-vjeçare. Ajo shprehet se dëshiron të jetojë në Tiranë, ndërkohë që i biri dhe bashkëshorti i saj e kanë dhënë shtëpinë me qera.
Ajo dhe familja e saj fillimisht u vendosën në kryeqytet në vitin 2002. Trëndafilja nuk dëshiron të kthehet në fshat, paçka këmbënguljes nga djali dhe i shoqi.
Pjesë nga debati:
Trëndaflija: Ti nuk më ke lënë të jetoj mor bir, ti më ke futur në bagazh të makinës në 5 të mëngjesit ne kohën e koronavirusit.
Djali: Pse të të lija në rrugë?
Trëndafilja: Pse në rrugë, nëna ka 18 vite këtu, shkojmë pyesim lagjen e Shkozës aty ku kam jetuar.
Djali: Hajde jeto me ne.
Trëndafilja: Biri i nënës nuk më ke lënë të jetoj e lumtur or bir. Pak halle ka nëna, ti nuk e ke patur mendjen tek motra që v diq, por të hidhje shtëpinë.