Leximi

E gjeni në Itali, kjo është akullorja më e shtrenjtë në botë/ Ja sa kushton

Ndonëse duket e pavërtetë, por në Italinë Jugore ekziston një dyqan ku klientët blejnë akullore, çmimi i të cilave arrin deri në 70 dollarë.

Akullorja quhet “skeptri i mbretit” dhe prodhohet në Ruvo di Puglia, ku ndodhet dyqani i famshëm i akulloreve “Mokambo” , i cili sipas pronarëve të tij prodhon akulloren më të shtrenjtë ne botë.

Për të gjithë ata që janë kuriozë, akullorja me çmim marramendës ka përbërës shafranin iranian, që dihet që është mjaft i kushtueshëm.

Shafrani është pistili që nxirret nga lulet e Shafranit. Nxjerrja bëhet me dorë dhe me kujdes nga njerëz me përvojë.

Lloji më i mirë i shafranit është ai që kultivohet në Iran. Që të përfitohen 500 gram shafran, duhen mbledhur 70.000 lule të shëndetshme dhe pa insekte.

Kjo akullore është një nga më të pëlqyerat dhe që blihet më shumë, sidomos nga turistët e shumtë që vizitojnë këtë zonë, enkas për të provuar këtë akullore.

MË TË LEXUARAT

To Top