Rozë

”E kam pasur ëndërr që e vogël”, Bora Zemani tregon diçka që s’e kishte thënë asnjëherë

Bora Zemani e ftuar në puntatën e parë të këtij sezoni të “Më lër të flas”, ku rrëfeu për eksperiencën e saj të re televizive, por edhe shumë përjetime rreth jetës personale.

Nga hyrja në Big Brother tek ribashkimi, flet Bora Zemani: Jam penduar! -  KRYEFJALA

Moderatorja tregoi se ky program i ka pëlqyer gjithmonë dhe e ka imagjinuar ta prezantojë qëkur ajo ishte fare e vogël. Duke qenë se Bora ka studiuar balet, e gjen shumë veten në spektaklin më të madh të kërcimit në Shqipëri.

“Është shumë e bukur. Fillimet e reja janë gjithmonë shumë të bukura. Ky është një programet që e kam pëlqyer gjithmonë. Mund ta kem imagjinuar veten që e vogël ‘sikur ta prezantoja njëherë’. Unë kam studiuar balet, kështu që e gjej veten shumë mirë atje. Më duket shumë e çuditshme të përgjigjem para jush”.

Data e premierës është 7 tetori, e premtja e ardhshme. Show i emocioneve të forta pritet të nisë dhe të gjithë po presin me padurim të ndjejnë magjinë. Emrat më të përfolur të showbiz-it, balerinët më të mirë, dhe të gjithë komponentët duket se janë mbledhur së bashku për të arritur një rezultat perfekt.

Bora Zemani futet në studion e 'Më lër të flas' dhe publiku çmendet

MË TË LEXUARAT

To Top